Kosovë/ Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Rahovec dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim dhe…

Kosovë/ Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Rahovec dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim dhe…

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e banesave, objekteve të ndryshme dhe parkingjeve nëntokësore. Në disa fshatra të Rahovecit, uji ka përmbytur edhe sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat e hershme që ende nuk kishin dalë në treg. Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, ndërsa pritet vlerësimi zyrtar i dëmeve nga institucionet përgjegjëse. Pamjet tregojnë situata të rënda, ku automjetet lëvizin me shumë vështirësi në rrugët e mbuluara nga uji. Në disa segmente, niveli...