Kosova në javën vendimtare, Vetëvendosje: Çështje orësh takimi i Kurtit me Abdixhikun për institucionet e reja
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e 6 gushtit nuk garanton sukses në funksionalizimin e të gjitha institucioneve. Derisa Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe, mund të konstituojë parlamentin dhe të formojë qeverinë, nuk mund të sigurojë kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit. Kësisoj, Vetëvendosjes së Albin Kurtit i duhet një partner tjetër që të mos e çojë vendin edhe një herë në zgjedhje. Rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rritur mundësitë që të arrihet një koalicion mes këtyre partive, por, kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në seancën konstituive, asnjë takim nuk është zhvilluar. Të hënën, ministrja në detyrë e Tregtisë dhe partnerja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se mund...
Burimi:
sot.com.al