‘Jo politikës që jeton nga zënkat’, Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut shndërrohet në një parti të vetme

‘Jo politikës që jeton nga zënkat’, Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut shndërrohet në një parti të vetme

Pesë parti politike shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar, u bashkuan zyrtarisht në një subjekt të vetëm politik. Për herë të parë në historin e pluralizmit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në krye të partisë VLEN do të ketë dy kryetarë, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Në kongresin ku u vendos bashkimi i partive të koalicionit u tha se VLEN u shndërrua në parti të vetme, në shtëpi të përbashkët politike, në forcë që bashkohet rreth një vizioni për të ardhmen, ku vendimmarrja nuk do të varet nga një lider i vetëm. Kulturë e re politike Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, tha se kjo parti do të ndjekë një model të ri funksionimi, duke u distancuar nga mitizimi i liderëve politikë. Modeli...