Ish-kryeministri Alexis Tsipras prezanton partinë e re, thirrje për bashkimin e së majtës në Greqi

Ish-kryeministri Alexis Tsipras prezanton partinë e re, thirrje për bashkimin e së majtës në Greqi

Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pritet të prezantojë emrin dhe deklaratën themeluese të partisë së tij të re të martën, duke bërë thirrje për unitetin e progresistëve dhe së majtës, në një lëvizje të shumëpritur përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Tsipras gjithashtu do të prezantojë ekipin kryesor drejtues të partisë në një event në Thiseio, në qendër të Athinës, rreth orës 20:00. Në fjalimin e tij, pritet të theksojë se “të bashkuar mund të përballemi me të gjitha problemet që minojnë vendin tonë, dinjitetin e popullit tonë, demokracinë, barazinë dhe besimin në institucione, në mënyrë që të ndërtojmë një vend demokratik, të drejtë, kreativ dhe modern. Dhe që drejtësia dhe integriteti të mos jenë më nën persekutim dhe demokracia nën kufizim.” Lëvizja...