Ish këshilltari i Vuçiç/ Kryepolici i arrestuar i Beogradit nën hetim për zhdukjen e anëtarit të bandës ‘Keka’
Shefi i Drejtorisë së Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, u arrestua të premten, 15 maj, me dyshimin për fshehjen e një vrasjeje dhe ndihmën në asgjësimin e trupit, të Aleksandar Nesoviç, i njohur me nofkën “Baja”, i cili rezulton i zhdukur që prej 12 majit 2026. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Miliç dyshohet për veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se ai është ndaluar për 48 orë dhe pritet të merret në pyetje nga prokurorët. Çfarë ka ndodhur? Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Veselin Milić organizoi një takim në një restorant në Senjak më 12 maj për dy kriminelë, njëri prej të cilëve është anëtar i...
Burimi:
syri.net