I dënuar me 11 vite e 6 muaj burg/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë për vrasje, i kërkuari ndërkombëtar

I dënuar me 11 vite e 6 muaj burg/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë për vrasje, i kërkuari ndërkombëtar

Një shqiptar i Kosovës është ekstraduar nga Shqipëria në anën tjetër të kufirit pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol për vrasje. Ai është dënuar në Kosovë me 11 vite e 6 muaj burg për këtë vepër. I dyshuari ndodhej në arrati në momentin e arrestimit. Njoftimi i policisë: Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot në pikën kufitare në Vërmicë ekstradimin nga Shqipëria për në Kosovë të shtetasit mashkull kosovar. I dyshuari, i cili ndodhej në arrati, u arrestua nga autoritetet e Shqipërisë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Ai ishte i shpallur në kërkim për...