Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të vdekur në frigorifer që t’i marrë pensionin, 90-vjeçari me shenja dhune
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Mystras të Greqisë, ku trupi i pajetë i një burri 90-vjeçar është gjetur brenda një frigoriferi. Rasti u zbulua pasi autoritetet morën informacione për mungesën e të moshuarit dhe nisën një hetim policor. Gjatë hetimeve, policia thirri për të dhënë shpjegime djalin 55-vjeçar të viktimës, ndërsa më pas gjeti trupin e 90-vjeçarit në një frigorifer të vendosur në një dhomë në bodrumin e banesës. Në vendngjarje mbërriti mjeku ligjor, i cili gjatë ekzaminimit fillestar nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë. Djali 55-vjeçar i të ndjerit është arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, ai ka deklaruar para policisë se babai i tij kishte vdekur nga shkaqe natyrore....
Burimi:
vizionplus.tv