Kosovë/ Zbulimi i varrezave masive, Prokuroria Speciale me njoftim: Hetimet po vazhdojnë në një vend të tretë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmon se në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, po vazhdojnë intensivisht. Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.
Burimi:
sot.com.al