25% e operatorëve aplikuan për subvencionin e naftës, pengesë informaliteti i të vegjëlve

25% e operatorëve aplikuan për subvencionin e naftës, pengesë informaliteti i të vegjëlve

Më 1 gusht përfundoi afati për aplikimet për subvencionimin e naftës për operatorët e transportit publik. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës e ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët përfituan kompensim në masën 50 lekë për litër për naftën e periudhës, mars-prill dhe maj. Por interesi për aplikim ka qenë i ulët. Sipas të dhënave të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, nga rreth 140 operatorë në të gjithë vendin (110 operatorë kryejnë aktivitet për linjat ndërqytetase dhe 30 për transportin urban në Tiranë) vetëm 35 kanë dorëzuar aplikimin apo rreth 25% e totalit. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj thotë se operatorët më të vegjël, të cilët disponojnë vetëm një ose dy mjete, nuk kanë mundur...