Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara/ Kompania Rajonale, me ‘dorë të hekurt taksë’ 500 euro për ndotësit

Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara/ Kompania Rajonale, me ‘dorë të hekurt taksë’ 500 euro për ndotësit

Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prishtinë ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara po trajtohen me seriozitet të shtuar dhe tashmë janë dërguar në Inspektorat për procedura të mëtejshme ligjore. Sipas njoftimit të kësaj kompanie, synimi është rritja e disiplinës qytetare dhe mbrojtja e hapësirave publike nga ndotja, duke theksuar se abuzimet e tilla nuk do të tolerohen. “Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që Inspektorati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin zyrtar . Nga kompania është bërë gjithashtu apel për qytetarët që të tregojnë kujdes më të madh dhe të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mjedisit. “Kërkojmë bashkëpunimin e...