Haradinaj: Ballkani i Hapur? Vetëm nëse Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një studio televizive për politikat ekonomike dhe nismat rajonale, duke u ndalur si te raportet me Serbinë, ashtu edhe te “Ballkani i Hapur”. Haradinaj u shpreh se taksa 100% ndaj produkteve serbe, e vendosur gjatë qeverisjes së tij, nëse do të ishte mbajtur, do të kishte ndikuar në forcimin e integrimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Nëse do ishte mbajtur kjo taksë do unifikoheshim si treg Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ai. Ai shtoi se gjatë asaj kohe ka pasur ankesa nga kompani të mëdha për masën ndaj produkteve serbe. “Me janë ankuar kompani të mëdha për taksën dhe u kam thënë: nëse vendosni kompaninë në Shqipëri, do e marrim...
Burimi:
sot.com.al