“Hap i domosdoshëm”/ Costa i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën për negociatat me BE-në
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i bëri sot sërish të qartë Maqedonisë së Veriut se është e nevojshme të ndryshohet Kushtetuta e vendit, në mënyrë që të përfshihet pakica bullgare që jeton atje, nëse dëshiron të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. “Siç kam thënë një vit më parë, ajo që është rënë dakord, është rënë dakord. Për të hapur zyrtarisht procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duhet të zbatohet ajo që u dakordësua në 2022, dhe asgjë më shumë,” theksoi Costa gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Christian Mitkosk, pas takimit të tyre në Shkup. Ai shtoi se miratimi i ndryshimeve të dakorduara kushtetuese mbetet “rruga e vetme” për të nisur zyrtarisht negociatat dhe për të...
Burimi:
sot.com.al