Hamza: Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë, do t’i rrisim pagat dhe pensionet
Në tubimin hapës të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës,i pari i kësaj partie, dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar programin e tij politik duke premtuar ulje të çmimeve, rritje pagash e pensionesh dhe investime në ekonomi, energji e shëndetësi. Hamza tha se ky qyteti i Ferizajt është zgjedhur në mënyrë të veçantë për nisjen e fushatës, duke e cilësuar këtë tubim si fillim të një “kapitulli të ri” për Kosovën. Ai akuzoi qeverisjen aktuale për stagnim dhe krizë ekonomike, sociale e politike, duke thënë se qytetarët janë lodhur nga mungesa e rezultateve. “Qytetarët, familjet dhe rinia janë lodhur duke pritur. Kosova është lodhur nga kriza. Krizë ekonomike, sociale, politike dhe e shpresës. Kjo krizë ka një shkaktar, dhe është rezultat i...
Burimi:
sot.com.al