Hagë/ Gjykata refuzon sërish kërkesën e Mlladiçit për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Hagë/ Gjykata refuzon sërish kërkesën e Mlladiçit për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Gjykata në Hagë ka vendosur sërish të refuzojë kërkesën e mbrojtjes së kriminelit serb Ratko Mladiq për lirim të përkohshëm, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Në arsyetimin e vendimit për refuzim të kësaj kërkese thuhet se kujdesi mjekësor nga mjekë të kualifikuar nuk i mungon as në burg. “Kujdesi i tij aktual në spitalin e burgut mbështetet në vite trajtimi efektiv dhe të përshtatshëm të problemeve të tij të shumta dhe komplekse shëndetësore. Ai përfiton nga një regjim i jashtëzakonshëm vizitash, i cili lejon kontakt të shpeshtë me miqtë dhe familjen e tij, përfshirë mundësinë që anëtarët e familjes të jenë pranë tij gjatë momenteve të fundit të jetës. Për arsyet e lartpërmendura, dhe në përputhje me nenin 26 të Statutit, unë refuzoj...