Grabitet banka në Greqi, autorët me kallashnikov presin 30 minuta për hapjen e kasafortës dhe ‘zhduken’ me 200 mijë €
Policia greke është vënë në kërkim të tre personave të dyshuar për grabitjen me armë në një bankë në Kato Tithorea. Ngjarja ndodhi të hënën kur dy persona të armatosur hynë në ambientet e bankës, ndërsa I treti qëndroi jashtë në automjet në pritje. Njëri nga grabitësit mbante një armë automatike të tipit kallashnikov, ndërsa tjetri ishte i armatosur me pistoletë. Nën kërcënimin e armëve, autorët u kërkuan punonjësve të hapnin kasafortën e bankës. Por sistemi i sigurisë me vonesë automatike i detyroi të prisnin rreth 30 minuta brenda ambienteve të bankës. Megjithatë, sipas raportimeve grabitësit dyshohet se arritën të marrin rreth 200 mijë euro. Pas daljes nga banka, ata hipën në makinën që i priste jashtë dhe u larguan në drejtim të malit Parnassos....
Burimi:
sot.com.al