Gjykata Speciale shpall vendimin më 16 shtator, Jakup Krasniqi optimist: Do të dëshmohet pastërtia e luftës së UÇK-së

Gjykata Speciale shpall vendimin më 16 shtator, Jakup Krasniqi optimist: Do të dëshmohet pastërtia e luftës së UÇK-së

Jakup Krasniqi shprehet optimist për vendimin që Gjykata Speciale pritet të japë më 16 shtator. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi se beson se procesi gjyqësor do të konfirmojë pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, Krasniqi tha se është i bindur se, pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, drejtësia do të dalë në vend dhe lufta çlirimtare do të marrë vlerësimin që meriton. ““Nuk kam asnjë dyshim se në fund, kur të peshohen të gjitha faktet, drejtësia do të triumfojë dhe pastërtia e luftës sonë çlirimtare do të konfirmohet plotësisht. Kam pasur fatin dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Armët e mia kanë qenë LAPSI dhe FJALA, përmes tyre kam...