Formimi i institucioneve të reja në Kosovë, Kurti pas takimit me Hamzën e Abdixhikun: Frymë konstruktive, shpresë…
Kryeministri në detyrë i Kosoves, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet e zhvilluara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë zhvilluar në frymë konstruktive, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Në një postim në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për rrugën përpara. “Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim. Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë...
Burimi:
sot.com.al