Flakët arrijnë pranë Athinës në Greqi, digjen pyje e banesa! Riaktivizohen zjarret edhe në Spanjë e Francë
Zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë Europën Jugore, me Greqinë, Francën dhe Spanjën që po përballen me një situatë kritike. Në Greqi, erërat e forta kanë përhapur flakët në disa rajone, përfshirë zonat pranë Athinës. Autoritetet greke lëshuan alarme për situata emergjente për disa zona këtë të shtunë dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias. Më shumë se 300 zjarrfikës,92 automjet zjarrfikëse, makineri të rënda dhe mjete ajrore vazhdojnë të luftojnë një zjarr të madh në rajonin e Beotisë, ku mbi 200 banorë të qytetit Agios Vasileios, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Athinës, u detyruan të evakuoheshin me rrugë detare.Edhe Franca po përballet me një përkeqësim të situatës. Në departamentin Var, një vatër zjarri e vënë më herët nën...
Burimi:
sot.com.al