Fitoi zgjedhjet në Kosovë, por i duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë

Fitoi zgjedhjet në Kosovë, por i duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë

Partia Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka festuar në orët e vona të mbrëmjes dje në sheshi ‘Skënderbeu’ së bashku me mbështetës pas daljes së rezultateve paraprake të votimit. Nga Prishtina, Kurti deklaroi se gjatë javëve në vijim do të mbajë takime me partitë e tjera politike. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit do të bashkëpunojë me secilën parti. “Natyrisht se gjatë javëve në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai. Referuar rezultateve paraprake, LVV ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 9 deputetë më pak se në dhjetorin e...