Fati i Abdixhikut më 30 korrik/ LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm për të vendosur nëse do shkarkohet kryetari

Fati i Abdixhikut më 30 korrik/ LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm për të vendosur nëse do shkarkohet kryetari

Lumir Abdixhiku ka thirrur për 30 korrik Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të përcaktohet fati i tij si drejtues i partisë. Votëbesimi ndaj Abdixhikut u iniciua nga 148 delegatë, pas pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit. “Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit”, thuhet në njoftim. Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta nga zgjedhjet e fundit parlamentare e siguroi 18 deputetë në parlament. Ndërkohë, 354 delegatë do të vendosin të enjten nga ora 18:00 nëse Abdixhiku do të mbetet apo...