Fabrika kineze e gomave Linglong merr leje në Serbi, pavarësisht kimikateve të rrezikshme

Fabrika kineze e gomave Linglong merr leje në Serbi, pavarësisht kimikateve të rrezikshme

Fabrika kineze Linglong në Zrenjanin - pjesa veriore e Serbisë - mori leje përdorimi për disa pjesë të saj, si: mikserë, depo të lëndëve të para, squfurit dhe karbonit të zi, pa i siguruar miratimet paraprake që garantojnë sigurinë nga aksidentet e mëdha kimike, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Administrata e Krahinës së Vojvodinës miratoi përdorimin e disa prej pjesëve më të rrezikshme mjedisore të fabrikës së gomave, ndërsa qyteti i Zrenjaninit i refuzoi kërkesat për dhënien e lejeve. Në vendimet e saj, administrata e qytetit theksoi se fabrika është klasifikuar si “Seveso”, që do të thotë se trajton sasi të mëdha kimikatesh të rrezikshme dhe se duhet të ketë plane të posaçme sigurie, të miratuara nga Ministria...