Kroacia vendos pengesa për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Kroacia vendos pengesa për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Rajoni E Martë, 28 Korrik 2026 18:23 Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por përballë tij qëndron një pengesë e re – kundërshtimet e Kroacisë. Zagrebi ka bllokuar avancimin e negociatave për Kapitullin 31, që lidhet me politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, duke kërkuar zgjidhjen e disa çështjeve dypalëshe mes dy vendeve. Kroacia kërkon hapa për çështje të mbetura pezull, përfshirë trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, personave të zhdukur, kufirin detar dhe çështje të trashëgimisë së luftës. Pavarësisht kësaj, Podgorica vijon negociatat me Brukselin dhe mbetet në krye të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.