Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

Aksident, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, pranë zonës së njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë fëmijësh. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nëna po kalonte rrugën së bashku me djalin e saj 1 vjeç e gjysmë, kur automjeti përplasi karrocën. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka transportuar menjëherë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për kryerjen e veprimeve procedurale dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.