Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj shteteve që nuk njohin Kosovën
Gjatë dëshmisë së tij para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i njohur për Ballkanin, Dr. Jasmin Mujanoviç, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë që mosnjohjen e Kosovës ta trajtojnë si prioritet diplomatik dypalësh në raport me shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Mujanoviç, politolog dhe specialist i politikave për çështjet e Evropës Juglindore, dëshmoi para Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Dhomës së Përfaqësuesve të Kanadasë. Ai ishte ftuar për të ofruar ekspertizën e tij lidhur me situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij, Mujanoviç deklaroi: “Nuk ekziston asnjë arsye koherente pse vende si Spanja, Sllovakia dhe të tjerat nuk e njohin sovranitetin e...
Burimi:
sot.com.al