‘Egoja në politikë të fundos’, mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët e rinj: Nëse nuk keni ambicie mos vazhdoni
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Kanalin 10 në Prishtinë nga paraburgimi i Hagës ku ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen objektiva të mëdha. Thaçi ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë ambicioz dhe se këtë e konsideron një nga arsyet e arritjes së qëllimeve politike. “Gjithë jetën kam qenë dhe jam ambicioz, i madh bile. Por, edhe kam punuar shumë për realizimin e qëllimeve: të lirisë dhe pavarësisë. Ka mbetur edhe integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai. Sipas tij, ambicia është e domosdoshme jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si shkenca, media, sporti apo...
Burimi:
sot.com.al