Dyshohet se po përgatiste një vrasje me pagesë, arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup! Gjendet arsenal armësh
Një 42-vjeçar serb është vënë në pranga nga autoritetet në Shkup. Arrestimi i tij erdhi pas një aksioni të përbashkët mes policisë RMV-së dhe Serbisë pas dyshimeve se ai po përgatiste një vrasje me pagesë. Ai u gjet në Shkup. Gjatë bastisjes, policia zbuloi një arsenal armësh. Midis sendeve të sekuestruara janë një pistoletë CZ, një thikë ushtarake dhe një uniformë e zezë. Sipas hetimit, 42-vjeçari kaloi ilegalisht kufirin. Ndër të tjera, atij iu gjet kartë identiteti serbe e një personi tjetër, të cilën e përdori për identitet të rremë. Ai mësohet se është i lidhur me një grup të krimit të organizuar dhe se ai mbërriti në Shkup me një detyrë specifike. Institucionet kompetente po vazhdojnë hetimin për të përcaktuar personin që urdhëroi sulmin,...
Burimi:
sot.com.al