DW/ Serbi: Ndërlidhja e shtetit dhe krimit të organizuar
Rasti i vrasjes në restorantin "27" në Senjak ka marrë disa kthesa të mëdha brenda dy javësh. Nga teza fillestare se kreu i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ndihmoi në fshehjen e provave deri te fakti se ai nuk ishte në vendngjarje kur Sasha Vukoviq Boske vrau Aleksandar Neshoviq - Baja. Por për shumë qytetarë në Serbi, pyetja më e rëndësishme ka mbetur e pandryshuar - çfarë bënte kreu i departamentit më të madh të policisë në vend me dy anëtarë të shquar të mjedisit kriminal. Për Stevan Dojçinoviq, kryeredaktor i portalit investigativ KRIK, kjo do të thotë: "Fakti që kemi një shef policie që është i lidhur me krimin dhe merr pjesë në akte kriminale është një fakt plotësisht i njohur që...
Burimi:
syri.net