‘Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas’/ Ministri i Jashtëm grek: Çështje serioze
Nga Brukseli, gjatë mbërritjes në Këshillin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Europian, ai bëri të ditur se informoi homologët e tij europianë, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes përmes një videokonference. Dendias u shpreh: “Do të kem mundësinë të informoj kolegët e mi, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, për të dhënat që lidhen me dronin që nxorëm nga deti në Greqi, mjetin detar pa pilot për të cilin tashmë jemi të sigurt se është ukrainas. E kuptoni se prania e këtij droni detar ndikon në lirinë e lundrimit, por edhe në sigurinë e lundrimit. Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze.” Sipas informacioneve nga Brukseli, ministri ukrainas i Mbrojtjes nuk dha një përgjigje të menjëhershme, por u rezervua të hetojë...
Burimi:
syri.net