“Déjà vu”/ Zgjedhjet në Kosovë; Kurti synon shumicën, Osmani udhëheq LDK-në

“Déjà vu”/ Zgjedhjet në Kosovë; Kurti synon shumicën, Osmani udhëheq LDK-në

Zgjedhjet e 7 qershorit po rikthejnë një skenar të njohur të politikës kosovare, por me role të ndryshuara dhe me një përplasje që tashmë nuk zhvillohet vetëm për pushtet, por edhe për kontrollin e narrativës politike dhe institucionale të vendit. Në njërën anë, Albin Kurti kërkon një mandat edhe më të fortë për Vetëvendosjen, ndërsa në anën tjetër rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK po riformaton opozitën dhe po krijon një balancë të re politike. Kosova po hyn në zgjedhjet e treta parlamentare brenda vetëm 18 muajsh, në një klimë që rikthen kujtesën e përplasjes tradicionale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Megjithatë, ndryshe nga ciklet e mëparshme politike, kësaj here raportet janë transformuar nga lëvizjet e figurave kyçe dhe nga ambicia për...