Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes

Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra larg Spitalit të Përgjithshëm të qytetit. Videoja e publikuar nga Zarpanews.gr tregon momentin e përplasjes së fortë mes ambulancës dhe një makine ngjyrë argjendi, e cila drejtohej nga një infermiere e Departamentit të Urgjencës së spitalit, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj. Si pasojë e goditjes, ambulanca humbi kontrollin, u përmbys dhe përfundoi në rrugë. Sipas raportimeve të mediave greke dhe agjencisë APE-MEA, një prej infermierëve të ambulancës pësoi fraktura në gjoks, ndërsa drejtuesi i ambulancës dhe shoferja e automjetit nuk pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pacienti që transportohej me ambulancë humbi jetën...