Costa takim me Vuçiç: Dialogu Beograd-Prishtinë dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, thelbësore për BE-në

Costa takim me Vuçiç: Dialogu Beograd-Prishtinë dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, thelbësore për BE-në

Nga Beogradi, ku u ndal në kuadër të turit të tij ballkanit, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i përsëriti dje Aleksandër Vuçiçit tre kërkesat që duhet të plotësojë vendi i tij për të vijuar me rrugën drejt Unionit evropian. Në një konferencë me presidentin serb pas takimit të tyre, Costa theksoi se integrimi i Serbisë duhet të bazohet në marrëdhënien e fqinjësisë së mirë me Kosovën. Faktor kyç, tha diplomati, është dialogu me Prishtinën dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Po ashtu, ai përsëriti edhe rëndësinë që Serbia duhet të jetë në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimin Evropian. Mes të tjerash, ai kërkoi nga presidenti serb që të adresohen edhe shqetësimet e shprehura më herët nga BE në lidhje...