Çmimet e larta të ushqimeve në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski paralajmëron tregtarët: Ulni çmimet ose…

Çmimet e larta të ushqimeve në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski paralajmëron tregtarët: Ulni çmimet ose…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se gjatë ditës së sotme Qeveria do të zhvillojë një takim me distributorët, tregtarët dhe përfaqësuesit e marketeve, duke u dërguar një mesazh të qartë lidhur me çmimet e produkteve ushqimore. Sipas tij, periudha e krizës po shkon drejt fundit dhe tashmë është momenti që bizneset të reflektojnë ndaj qytetarëve, të cilët, siç theksoi ai, kanë treguar durim dhe tolerancë. “Mesazhi im do të jetë i qartë. Kriza po mbaron, qytetarët ishin tolerantë, tani është radha e tregtarëve të jenë të sjellshëm dhe të nisin menjëherë me uljen e çmimeve, veçanërisht për produktet bazë ushqimore. Pres reagim konkret nga ana e tyre”, deklaroi Mickoski. Ai theksoi se Qeveria disponon mekanizma për të ndërhyrë në rast se nuk...