Cili është rreziku më i madh për Kosovën sot? Ka si përgjigjet Haradinaj

Cili është rreziku më i madh për Kosovën sot? Ka si përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, i kanosen Kosovës në rast të izolimit ndërkombëtar dhe mungesës së garancive të sigurisë. I ftuar në  një emision televiziv, Haradinaj tha se çdo dobësim i raporteve me partnerët ndërkombëtarë krijon hapësirë për përfitim nga Serbia, duke e konsideruar këtë një rrezik të përbashkët për rajonin. “Në rast të izolimit tonë ndërkombëtar apo në mungesë të garancive, atëherë Serbia përfiton dhe këto janë një rrezik i përbashkët”, u shpreh ai. Sipas Haradinajt, institucionet në Serbi, përfshirë edhe akademinë e shkencave, kanë të zhvilluara strategji që, sipas tij, synojnë nxitjen e përçarjeve mes Kosovës dhe aleatëve të saj të sigurisë.     “E kanë të elaboruar...