“Çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë”/ Haxhiu dënon sulmin ndaj zv/ministrit të Financave: Dhuna nuk…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet e rendit dhe drejtësisë. Në reagimin e saj, Haxhiu tha se dhuna fizike në jetën publike përbën “cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë së qytetarëve, të lirisë së veprimit politik dhe të vetë kulturës demokratike”. Haxhiu theksoi se mandati publik nuk duhet të përdoret për arrogancë apo forcë ndaj kundërshtarëve politikë. Ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë pa hezitim ndaj çdo personi të përfshirë në incident. “Ftoj organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë të përballet me drejtësinë...
Burimi:
sot.com.al