Ardian Gjini merr drejtimin e AAK, ka dhe një mesazh për liderin historik Ramush Haradinaj (POSTIMI)

Ardian Gjini merr drejtimin e AAK, ka dhe një mesazh për liderin historik Ramush Haradinaj (POSTIMI)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e saj të dhjetë zgjedhor, një moment që shënon fundin e 26 viteve të udhëheqjes së Ramush Haradinaj në krye të partisë dhe kalimin e drejtimit te Ardian Gjini. Ngjarja u karakterizua nga tone emocionale, falenderime dhe rikujtime për rrugëtimin politik dhe ushtarak të Haradinajt, ndërsa pjesa më e madhe e Kuvendit u dominua nga fjalimi i Gjinit, i cili e ndërtoi pothuajse të gjithë adresimin e tij mbi figurën dhe rolin historik të Haradinajt në Kosovë. Në fjalimin e tij, Haradinaj kujtoi periudhën e luftës dhe angazhimin politik pas saj, duke falënderuar anëtarët e partisë dhe bashkëluftëtarët për mbështetjen ndër vite. “Kam pasur nder të jem ushtar dhe komandant i UÇK-së… Nga viti 2001 kam shërbyer...