Aksion kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, goditet Federata e Futbollit, 12 të arrestuar dhe 5 në arrati!

Aksion kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, goditet Federata e Futbollit, 12 të arrestuar dhe 5 në arrati!

Një aksion i gjerë i Policisë Financiare dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar ka goditur Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në operacionin e zhvilluar në disa lokacione të Shkupit janë arrestuar 12 persona, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të paarritshëm për organet e ndjekjes. Sipas autoriteteve, mes të dyshuarve janë dy ish-presidentë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), ish-drejtuesja e sektorit të financave dhe kontabilitetit, drejtues dhe pronarë kompanish private, si dhe zyrtarë të tjerë të federatës. Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin njoftoi se të dyshuarit akuzohen për “Përvetësim në shërbim” dhe “Pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe tetë persona juridikë. Sipas hetimeve paraprake, ish-presidenti i parë...