Aksidenti në Maqedoni/ Humbje e madhe për kulturën, mes 4 viktimave edhe baritoni i njohur Riste Velkov

Aksidenti në Maqedoni/ Humbje e madhe për kulturën, mes 4 viktimave edhe baritoni i njohur Riste Velkov

Tragjedia e rëndë në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës. ALSAT mëson se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë. Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i njohur për interpretimet në produksionet belkanto, duke fituar reputacionin e një “baritoni italian me ngjyrë kadifeje të zërit”. Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar mbi 15 role kryesore në opera të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”. Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku...