Afati i fundit për diasporën/ Sot përfundon regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit, në Kosovë

Afati i fundit për diasporën/ Sot përfundon regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit, në Kosovë

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. Procesi i regjistrimit ka filluar më 6 maj dhe mbyllet sot, më 17 maj. Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në përfaqësitë diplomatike. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00. Ndërkohë, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)...