“Abdixhiku është takuar me Osmanin”/ Nënkryetari i LDK: Brenda kësaj jave, zyrtarizojmë listat

“Abdixhiku është takuar me Osmanin”/ Nënkryetari i LDK: Brenda kësaj jave, zyrtarizojmë listat

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri tha për Ballkan Update se Kosova po përballet me një krizë politike dhe mungesë vullneti për bashkëpunim. Sipas nënkryetarit, vendi ka hyrë në një qark të mbyllur që po dëmton funksionimin institucional.Ai paralajmëron se brenda kësaj jave do të bëhet e qartë angazhimi i LDK për zgjedhjet dhe listat për Kuvend dhe kapacitetet ekzekutive, ku Abdixhiku është në komunikime intensive. “Qëllimi politik është që Kosova të thyejë qarkun prej 2 vitesh. Mungesa e vullnetit politik për bashkëpunim kulmon me moskandidimin e Osmanit për presidente. Ditët e ardhshme do të ketë lajme të mira ku po ndërtohet një listë garuese për të kthyer besimin dhe shpresën e publikut. Republika jonë po lëndohet çdo ditë, jemi bërë burim i krizave politike dhe...