Konsullata serbe në Shkodër, reagon Tabaku: Nuk ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve!

Konsullata serbe në Shkodër, reagon Tabaku: Nuk ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve në media se qeveria shqiptare po i hap rrugë krijimit të një konsullate serbe në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku kërkon transparencë të plotë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kundërshton paraqitjen e kësaj nisme si një marrëdhënie reciprociteti me mundësinë e hapjes së një konsullate shqiptare në Bujanoc. “A ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve?”, pyet deputetja demokrate. Tabaku u referohet të dhënave të Censit të vitit 2023, sipas të cilave në qarkun e Shkodrës janë regjistruar vetëm 54 banorë të deklaruar me përkatësi etnike serbe, ndërsa në të gjithë Shqipërinë numri i tyre është 584. Nga ana...