A do të kapërcehet kriza në Kosovë? Opozita e gatshme për bashkëpunim, analistët skeptikë
Partitë opozitare janë shprehur të gatshme për bashkëpunim dhe kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve. Ato kanë deklaruar se nuk kanë vija të kuqe për bashkëpunim me partitë shqiptare, me përjashtim të Listës Serbe. Ndërkohë, çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga temat kryesore të diskutimit. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon ta konsiderojë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente si pikënisje të çdo diskutimi politik. Ky ishte mesazhi i parë i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të dielën pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve. “Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, përveç Listës Serbe. Për ne është e rëndësishme që vendi të ketë institucione funksionale”, deklaroi Abdixhiku. Bartësja e listës së LDK-së dhe kandidatja e kësaj partie...
Burimi:
sot.com.al