76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset kokë më kokë me makinën, babë e bir dhe dy 20-vjeçarë të vdekur në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture “BMW” me targa të Shkupit dhe një kamioni me targa të Kosovës. Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet, viktimat janë identifikuar si Riste Velkov, 51 vjeç, dhe djali i tij, A.V 20 vjeç Gjithashtu viktima kanë mbetur edhe dy të rinj të tjerë, P.M. (20 vjeç) dhe M.GJ. (20 vjeç). Të katër ndodheshin në automjetin “BMW” në momentin e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake hetimore, drejtuesi i kamionit, shtetasi B.B. (76 vjeç) me mbiemrin Behrami, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të lodhjes. Kamioni ka kaluar mbi gardhin metalik ndarës të rrugës dhe ka...
Burimi:
vizionplus.tv