53 deputetë opozitarë në Serbi duan shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për Kosovën
Rajoni E Enjte, 16 Korrik 2026 15:24 Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb për shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviç, pas deklaratës së saj për “spastrim etnik” në Kosovë. Sipas tij grupi parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë-SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, iniciuan shkarkimin e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale. Ata i kërkuan kryeministrit serb Gjuro Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e ministres Paunoviç, e cila u shpall person i “padëshirueshëm” në Kosovë. Nuk është e qartë nëse Macut do ta bëjë një propozim të tillë në Kuvendin serb me 250 vende. Paunoviç deklaroi të shtunën për televizionin...
Burimi:
kohajone.com