48 vjeçari i dënuar për drogë arratiset nga burgu i Koridhalos në Greqi, arrestohen dy punonjës

48 vjeçari i dënuar për drogë arratiset nga burgu i Koridhalos në Greqi, arrestohen dy punonjës

Një i burgosur 48-vjeçar është arratisur mëngjesin e së martës nga burgu i sigurisë së lartë të Koridhalos në Athinë, duke vënë në alarm autoritetet greke, të cilat kanë nisur një operacion kërkimi për kapjen e tij. Sipas mediave greke, i arratisuri po vuante një dënim prej shtatë vitesh e gjysmë për posedim, shitje dhe transport të lëndëve narkotike, si dhe për shkelje të ligjit për armët. Ai pritej të lirohej në korrik të vitit 2031. Rrethanat e arratisjes nuk janë sqaruar ende plotësisht, por raportimet paraprake bëjnë të ditur se 48-vjeçari ka përfituar nga një moment kur punonjësit e burgut hapën një derë për të nxjerrë mbeturinat nga një depo qendrore brenda institucionit. Pas ngjarjes, dy punonjës të burgut të Koridhalos janë arrestuar. Ata...