31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt BE garancia për një Bosnjë-Hercegovinën
Në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, bëri thirrje për pajtim, dialog dhe përgjegjësi, duke theksuar se vetëm përmes përballjes me të kaluarën, mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Përmes një mesazhi të publikuar me rastin e kësaj dite, Kos vlerësoi se përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, mbetet mënyra më e mirë për të garantuar një shtet sovran, të bashkuar, shumetnik dhe demokratik. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon guxim, angazhim të sinqertë dhe një përkushtim të vërtetë ndaj pajtimit”, tha Kos në mesazhin e saj. “Kjo do të thotë, të zgjedhim përgjegjësinë në vend...
Burimi:
vizionplus.tv