3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e së hënës, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi pikët e kandidatëve dhe dha rekomandimin përfundimtar, duke zgjedhur Zejnullah Gashin, aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “Nga numërimi i votave rezulton se kandidati që ka marrë shumicën e thjeshtë të votave, prej 5 votash gjithsej, është Zejnullah Gashi, ndërsa Rafet Halimi një votë dhe kandidatët e tjerë nuk kanë marrë vota. Konstatoj se Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas votimit të fshehtë, me pesë vota për, nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit. I njëjti i propozohet Presidentes së Kosovës për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”, është shprehur Arian Gashi, Kryesues i...