25 vjet nga marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe kryengritësve shqiptarë

25 vjet nga marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe kryengritësve shqiptarë

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Me këtë marrëveshje u arrit të ndërpritet konflikti, që përfundoi me të ashtuquajturën marrëveshje të Ohrit të nënshkruar më 13 gusht në Ohër të Maqedonisë. Shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike asokohe. Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat, në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik.Si rezultat i këtij tranzicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse varfëria, korrupsioni, kriminaliteti dhe kriza ekonomike marrin përmasa shumë të mëdha. Ekonomia e shkatërruar, aferat dhe skandalet politike, korrupsioni dhe marrëdhëniet e keqësuara ndëretnike edhe më shumë e destabilizuan vendin. Duhet të theksohet...