Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Një person është vrarë dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë sulmeve ukrainase me dronë në rajonin e Samaras të Rusisë, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Fedorishchev, më 12 korrik. Ndërtesa banimi dhe një objekt industrial u dëmtuan nga sulmet, pretendoi Fedorishchev përmes një postimi në Telegram, pa dhënë hollësi të tjera. Media e pavarur ruse Astra, duke iu referuar fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, raportoi se objekti industrial i goditur ishte rafineria e naftës në Sizran. Pamjet, sipas Astras, shfaqën disa zjarre të mëdha që kishin përfshirë kompleksin. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më pas e konfirmoi sulmin, duke thënë se në rafineri ka pasur shpërthime dhe zjarre. Ai gjithashtu pretendoi se sulmet me dronë goditën 10 cisterna nafte...