Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës

Qeveria e Marokut është shprehur për herë të parë lidhur me zhvillimet në Ceuta. Ishin informatat e rreme shkak për migrimin e papritur të dhjetëra mijëra njerëzve, sipas saj. Qeveria marokene i konsideron dezinformatat në rrjetet sociale dhe aktivitetet e kontrabandistëve të njerëzve si shkakun kryesor që, gjatë ditëve të fundit, dhjetëra mijëra persona u përpoqën të kalonin nga Maroku në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut, vendimi i një gjykate spanjolle që ndalon kthimin e menjëhershëm të migrantëve të kapur në det është keqinterpretuar. Sipas autoriteteve marokene, fluksi i migrantëve nuk ishte i organizuar, por ndodhi spontanisht. Kjo është deklarata e parë zyrtare e shtetit afrikano-verior lidhur me këto ngjarje. Po këto arsye kishte përmendur më herët...