Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiç
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me deklaratën se Millan Radoiçiç nuk është kriminel, po inkurajon sulmet ndaj policëve të Kosovës. “Deklarata e Vuçiçit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Në fillim të javës, Vuçiç deklaroi se Radoiçiç – i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 – ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim. “S’keni thënë pse Millan Radoiçiç është në njoftim...
Burimi:
zeri.ai